Edhe një anulim i seancës për Ligjin për Gjuhët

Maqedonia

Edhe një anulim i seancës për Ligjin për Gjuhët

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 17:00
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi e ka caktuar seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, ku duhet të fillonte shqyrtimi i amendamenteve për gjuhën shqipe, por me vetëdije se ministri i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Bylen Saliji është...

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi e ka caktuar seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, ku duhet të fillonte shqyrtimi i amendamenteve për gjuhën shqipe, por me vetëdije se ministri i Drejtësisë nga radhët e BDI-së, Bylen Saliji është në udhëtim zyrtar dhe nuk mund të marrë pjesë në të. Ndërsa me mungesë të përfaqësuesit të Ministrisë së Drejtësisë, si propozuese e propozim ligjit, seanca nuk mund të zhvillohet.

Megjithatë, deputeti Grubi nuk e ndërpreu seancën por dha pauzë, pa caktuar rifillim të saj, akt i cili lejon të kalojë afati i shqyrtimit të amendamenteve.

“Sot e dinim që ministri është në udhëtim zyrtar në Letoni në Rigë, ndërsa prisnim pjesëmarrjen e zëvendësministrit, për arsye se sipas nenit 121 paragrafi 2 i rregullores së Kuvendit në debat në lexim të dytë është e patjetërsueshme prezenca e propozuesit të autoriozuar të ligjit. Në mungesë të zëvendësminsitrit vendosa që ta thirr një pauzë të seancës së sotme dhe për vazhdimin besoj që do njoftoheni brenda ditës nëse do vazhdojmë nesër ose pasnesër me të njëjtën seancë. Me rëndësi është që rendi i ditës është miratuar dhe afatet për miratimin e  ligjit për përdorimin e gjuhëve tashmë kanë filluar”, tha Artan Grubi, BDI.

Deputeti Grubi madje edhe pse deklaroi se e dinte që së paku ministri i Drejtësisë, i cili është nga radhët e BDi-së është në udhëtim zyrtar dhe në pamundësi për të marrë pjesë, ai përgjegjësinë e delegoi tek Qeveria për të ardhur në Kuvend.

“Ne si deputet kemi të drejtë të thirrim seancën e Kuvendit të Maqedonisë dhe është përgjegjësi e Qeverisë të vije në Kuvend dhe të mbajë gjithsecili prej nesh për përgjegjësinë që ka”, tha Artan Grubi, BDI.

Prej ditës së sotme, ka filluar të rrjedhë afati për shqyrtimin e amendamenteve të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky afat do të përfundojë të mërkurën, ndërsa nëse deri ateherë nuk thirret vazhdimi i  seancës dhe mungojnë përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, do të humbet e drejta që deputetët të diskutojnë për amendamentet e propozuara. Në disa prej amendamenteve kërkohet që gjuha shqipe në Maqedoni jo vetëm të avancohet por të zyrtarizohet në tërësi, ashtu siç liderët e partive shqiptare garantuan se do të angazhohen në Deklaratën e partive shqiptare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat