Përveç KSHZ-së, edhe Komisioni rregullator bën luks me paratë e qytetarëve

Maqedonia

Përveç KSHZ-së, edhe Komisioni rregullator bën luks me paratë e qytetarëve

Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 18:13
Marijan Nakov

Nuk janë vetëm anëtarët e KSHZ-së që kanë ndarë kompensime, të njëjtën e kanë bërë edhe anëtarët e Komisionit rregullator për energjetike – kanë akuzuar qytetarët që janë çkyçur nga sistemi i nxemjes qendrore në protestën e radhës.

Marijan Nakov nga shoqata qytetare “No Pasaran” u ka bërë thirrje isntitucioneve kompetente të kontrollojnë se si anëtarët e Komisionit rregullator, përvec rrogave të majme, kanë ndarë edhe kompensime dhe shpërblime.

Kërkojmë të hetohet se si mund të kenë rroga prej 2000 deri 3000 euro? Më pas të kontrollohet se si janë ndarë bonuset dhe shpërblimet dhe se si janë dakorduar cili do të udhëtojë në udhëtime të shtrenjta zyrtare me avionë të shtrenjtë. Gjithashtu kanë patur edhe kartela zyrtare me shuma të majme, dhe përse u duhen këto kartela dhe me cfarë qëllimi i kanë harxhuar paratë. Kanë marrë kompensime edhe për transport edhepse kanë vozitës dhe banesa këtu në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat