Sot do të mbahet seanca për rastin 'Total'

Maqedonia

Sot do të mbahet seanca për rastin 'Total'

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:47
'Total'

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë për lëndën “Total” të PSP, në të cilën për invazion fiskal është i dyshuar gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas.

Seanca e kaluar ishe anuluar për shkak se, siç konstatoi gjykatësja, nuk janë respektuar kushtet ligjore për mbajtje të debatit, sepse nuk janë caktuar përfaqësues ligjorë të firmave “Total marketing” dhe “Mediamaks”.

Të akuzuarit i është thënë se për përfaqësues juridik mund t’i vendosë edhe mbrojtësit e tij, pas së cilës ata u detyruam të dorëzojnë parashtresë me shkrim deri në Gjykatë. Po qe se kjo nuk bëhet, Gjykata me detyrë zyrtare do të caktojë përfaqësues juridikë.

Lënda “Total” i përket invazionit fiskal nga ana e Llatasit, si pronar dhe drejtues i firmave për marketing dhe shërbime konstalting “Total marketing” , SHPKNJP Shkup “Mediamaks” dhe “Total media Centar” SHPKNJP Shkup.

I dyshuari Dragan Pavlloviq-Llatas ngarkohet se në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona juridikë me qëllim që të evitojnë pagesë të tatimit në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të rreme. Personat juridikë e kanë dëmtuar buxbetin për 121 mijë euro, ndërsa të dyshuarin për 63 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat