Juncker: Progresi i Maqedonisë gjatë muajve të kaluar është i jashtëzakonshëm

Maqedonia

Juncker: Progresi i Maqedonisë gjatë muajve të kaluar është i jashtëzakonshëm

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 21:04
Jean-Claude Juncker

"Jam i kënaqur nga puna e tij dhe ky është fillimi i një shoqërie të shkëlqyer", tha kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker pas takimit të sotëm me kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel.

Ai theksoi dëshirën e tij për ta inkurajuar Maqedoninë të vazhdojë në rrugën që ka filluar, ku progresi i arritur gjatë muajve të kaluar është i jashtëzakonshëm.

“Dua të them se ne si KE jemi shumë të përkushtuar ndaj të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë ato shtete kanë perspektivë evropiane dhe ne do të sjellim vendim gjatë tetë, nëntë muajve të ardhshëm se si të vazhdojmë me secilën prej këtyre vendeve, sepse ekziston një proces i bazuar në merita”, tha Juncker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat