Maqedonia radhitet e dyta në Ballkanin Perëndimor për nga vrasja e grave

Maqedonia

Maqedonia radhitet e dyta në Ballkanin Perëndimor për nga vrasja e grave

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 20:45
Ilustrim

Maqedonia radhitet e dyta në Ballkanin Perëndimor për nga gratë e vrara me armë zjarri, shumica prej të cilave janë dhunë familjare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet e ditur nga hulumtimi krahasues i Qendrës për kontrollë të armëve të vogla dhe të lehta në Evropën Juglindore. Arsye janë konfliktet në rajon që e kanë rritur dhunën fizike, por edhe numri i vrasjeve.

20 vrasje kanë ndodhur vetëm në 3-4 vitet e fundit dhe mendohet se ky numër është më i madh. Kështu thotë për 24Vesti, Beti Peeva nga OJQ EHO.

OJQ-të kërkojnë që para se të jepet arma, personi që bën kërkesë duhet të jetë pjesë e një hetimi historik të personalitetit të tij, por vëmendje duhet t’u kushtohet edhe personave që pas shërbimit zyrtar kanë qasje në armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat