Zëvendëskryeministri Osmani për vizitë zyrtare në Estoni

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Osmani për vizitë zyrtare në Estoni

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:13
Zv.kryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani

Zv.kryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani, nga nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Republikën e Estonisë, ku do të realizojë takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, me të cilin do të diskutojnë për prioritetet e Presidencës Estoneze me Këshillin e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit, politikën e zgjerimit si dhe procesin euro- integrues të Republikës së Maqedonisë.

Gjatë vizitës Osmani do të realizojë takim edhe me Kalen Jarac, Drejtor në zyrën për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Estonisë, me Tomas Vitsut, Kryetar i Komisionit për çështje evropiane në Parlamentin Estonez, si dhe me Erik Nils Kros, Kryetar i grupit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë.

Tema e këtyre bisedimeve do të jetë bashkëpunimi bilateral, bashkëpunimi rajonal, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe avancimi i marrëdhënieve të ndërsjella të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë.

Pas përfundimit të vizitës në Republikën e Estonisë, Osmani do të udhëtojë në Bruksel, dhe do ti bashkohet delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, ku do të realizojnë sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat