Lirohen të akuzuarit e rastit “Monstra”, lotë dhe gëzim

Maqedonia

Lirohen të akuzuarit e rastit “Monstra”, lotë dhe gëzim

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:06

Dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Agim Ismailoviq dhe Haki Aziri dalin nga burgu i Idrizovës, ndërsa i akuzuari i tretë Sami Luta ka dal nga burgu dhe ka mbërritur në shtëpinë e tij, ku është pritur nga familjarët dhe lagja ku jeton.

Qerim Mamuti, drejtor i burgut të Idrizovës theksoi se janë nënshkruar vendimet dhe se dalin nga burgu. Ai këtë e ka bërë pasi që në adresë të burgut ka ardhur shkresa nga ana e Gjykatës Supreme, që e rikthen në rigjykim rastin dhe se që urdhëron që të akuzuarit për rastin “Monstra” të mbrohen në liri.

Po ashtu lirohet edhe Fejzi Aziri që ka qenë në burgun e Shtipit.

Dhjetëra familjarë janë tubuar para burgut të Idrizovës për pritjen e lirimit të të afërmve të tyre që më shumë se 5 vite e gjysmë qëndruan në burgun e Idrizovës, pas dënimit të shqiptuar për ta me burgim të përjetshëm.

Familjarët theksojnë se janë të lumtur me këtë lajm, por duan që sa më shpejt të mbyllet ai dhe të dal drejtësia në shesh, pasi që ata kanë vuajtur shumë në këtë rast të montuar që iu mvesh atyre për vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari në Liqenin e Smilkovës në periferi të Shkupit, një ngjarje që kishte ndodhur më 12 prill 2012.

Në korrik 2014 gjykata penale në Shkup dha dënimin më të gjatë të mundshëm për vepra terroriste, burgim të përjetshëm, për gjashtë shqiptarët për vrasjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat