Dimitrov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta përforëcojë stabilitetin e Ballkanit

Maqedonia

Dimitrov: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta përforëcojë stabilitetin e Ballkanit

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:42
Pamje nga takimi

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do ta përforcojë stabilitetin e tërë Ballkanit, ndërkaq ky është interes i përbashkët edhe i Maqedonisë, edhe i Ballkanit, edhe i Evropës dhe SHBA-së, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimtirov gjatë takimit të djeshëm në Washington të këshilltarit për siguri nacionale të presidentit të SHBA-së, Herbert Rejmond Mekmaster me ministrat e jashtëm të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Siç kumtoi Minsitria e Punëve të Jashtme, në takimin e përbashkët të shefave të diplomacive nga rajoni me Mekmaster u bisedua për bashkëpunimin rajonal, sfidat e sigurisë dhe të ardhmen euroatlantike të Ballkanit.

Dimitrov në ditën e fundit të vizitës së punës në Uashington, u takua edhe me kongresistin amerikan, Brendan Boyle dhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Medllin Ollbrajt.

Në takimin me Brendan Boyle, i cili është bashkëkryesues i Grupit për miqësi me Maqedoninë në Kongresin e SHBA-së, Dimitrov kërkoi mbështetje nga Kongresi amerikan për realizimin e qëllimeve strategjike të vendit.

Vizitën në SHBA, Dimotrov e rrumbullakësoi me takimin me Ollbrajt, ku u bisedua për gjendjet aktuale në Maqedoni dhe rajon, për takimet të cilat i realizoi në suaza të vizitës së punës në Washington, si dhe për ngjarjet globale politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat