Përfundon protesta e OBRM-PDUKM-së para Gjykatës Penale në Shkup

Maqedonia

Përfundon protesta e OBRM-PDUKM-së para Gjykatës Penale në Shkup

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:46
Protesta

(E plotësuar) - PDUKM bëri thirrje për protestë edhe nesër ku përsëri do ta shprehë pakënaqësinë e saj nga arrestimi i 30 personave, ndër të cilët edhe deputetë aktual dhe ish-funksionarë të kësaj partie, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.

Sot para të tubuarve foli Oliver Andonov, i cili vlerësoi se arrestimet janë politike dhe tha se fuqia qëndron te populli.

Fjalim mbajti edhe Aleksandar Nacev nga OBRM-PDUKM i cili tha se me këto arrestime mundohen ta rrënojnë shpirtin e Maqedonisë.

VMRO kërkon lirimin e të paraburgosurve

Dhjetëra protestues, simpatizant të VMRO-DPMNE-së janë mbledhur sot pasdite para Gjykatës Penale, për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimeve për paraburgim të shqiptuara nga kjo gjykatë, për pjesëmarrësit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të të paraburgosurve dhe theksuan se e gjithë kjo paraqet revanshizëm politik. Ata akuzuan pushtetin e Zaevit se me këto arrestime po konfirmon se është kundër shtetit dhe popullit maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat