Komisioni për mandate miratoi kërkesën e Gjykatës Penale të Shkupit

Maqedonia

Komisioni për mandate miratoi kërkesën e Gjykatës Penale të Shkupit

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 14:20
Aleksandër Kiraçovski

Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit i Maqedonisë miratoi kërkesën e Gjykatës Penale për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve: Kërste Mukovski, Johan Tarcullovski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Lupco dimovski, Zhaklina Peshevska.

Në fillim të seancës fjalën e mori anëtari i LSDM-së, Aleksandër Kiraçovski, i cili deklaroi se do të votojnë pro heqjes së imunitetit ndërkohë në sallë nuk ishin të pranishëm anëtarët e VMRO-DPMNE-së.

Nga Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit raporti do të dorëzohet tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në seancë prej 2 ditësh i cili pastaj duhet të caktojë seancë plenare.

Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit sot do të debatojë për kërkesat për paraburgim për gjashtë deputetët me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Nga Kuvendi i RM-së kumtuan se në përputhje me nenin 53, paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit Xhaferi ia dorëzoi Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të parashtruara nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup, Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion IV KOK.PP. nr.384/17 prej më 28 nëntor të vitit 2017.

Komisioni obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë. Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendi mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.

Deputetët në pushtet kanë shumicë në Komisionin për Çështje të Rregulloreve dhe Mandatit dhe Imunitetit, kështu që pritet vendimi të sillet edhe nëse deputetët e opozitës gjegjësisht të VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në seancë. Anëtarë të këtij komisioni janë edhe dy nga deputetët për të cilët ka informacione se është kërkuar paraburgim, por sipas Rregullores edhe ata duhet të njoftohen për seancën. Vendin e tyre në Komision do ta marrin zëvendësanëtarët e grupit të deputetëve.

Zëvendëskryetari i Komisionit është deputeti Petar Atanasov, ndërsa anëtarë janë Miroslav Jovanoviç, Aleksandar Kiracovski, Sashko Kostov, Agim Shaqiri, Trajko Veljanoski, Johan Tarçullovski, Kërsto Mukoski dhe Boris Zmejkovski, ndërsa zëvendës janë Goran Misovski, Hari Lokvenec, Sashko Atanasov, Mirsada Emini – Asani, Vladimir Gjorçev, Nevenka Stamenkovska, Nikolla Poposki dhe Zoran Gjorgjievski.

Disa deputetë janë në mesin e 36-të personave të cilët Prokuroria Publike Themelore i akuzon për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij vitit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat