Hahn: Në fillim të vitit 2018 do të kemi zgjidhje për Maqedoninë

Maqedonia

Hahn: Në fillim të vitit 2018 do të kemi zgjidhje për Maqedoninë

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 09:23
Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johanes Han

Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johanes Han pret që në gjysmën e parë të vitit 2018 të gjehet një zgjidhje politike me Greqinë për të hapur negociatat me Maqedoninë për anëtarësim në BE.

– Tani kemi një dritare mundësi deri në mes të vitit të ardhshëm, kur fillon fushata zgjedhore në Greqi. Më shumë se kurrë, duhet të gjendet nevoja për një zgjidhje politike, tha Han në një intervistë me gazetën austriake Wiener Zeitung.

Ai thekson se në këtë drejtim do ndikojë edhe klima e përmirësuar politike mes Shkupit dhe Athinës.

“Marrëdhëniet midis Greqisë dhe IRJM-së janë përmirësuar shumë falë përpjekjeve aktive të qeverisë së re në Shkup,” tha Han, duke shtuar se qeveria në Athinë ka vullnetin për të gjetur një zgjidhje politike.

Han kujton që Komisioni Evropian deri tani ka bërë nëntë rekomandime për fillimin e negociatave me Maqedoninë. Ai thekson se shtetet anëtare të BE tani e kuptojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë të qartë mbi integrimin evropian me qëllim që të sigurojnë stabilitet afatgjatë në rajon.

Si shembull i mirë i rolit pozitiv të BE-së, Komisioneri i BE-së thekson kapërcimin e krizës politike në Maqedoni. Me këtë, thekson Johanes Han,  bëri të qartë se angazhimi i BE mund të bëjë ndryshim dhe që vendet e rajonit duhet të përfshihen në rrjetin evropian të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat