Kërkesat për paraburgim të deputetëve para Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit

Maqedonia

Kërkesat për paraburgim të deputetëve para Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 08:50
Deputetet

Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit sot do të debatojë për kërkesat për paraburgim për gjashtë deputetët me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Nga Kuvendi i RM-së kumtuan se në përputhje me nenin 53, paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit Xhaferi ia dorëzoi Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të parashtruara nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup, Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion IV KOK.PP. nr.384/17 prej më 28 nëntor të vitit 2017.

Komisioni obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë.

Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendi mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit. Deputetët në pushtet kanë shumicë në Komisionin për Çështje të Rregulloreve dhe Mandatit dhe Imunitetit, kështu që pritet vendimi të sillet edhe nëse deputetët e opozitës gjegjësisht të VMRODPMNE-së nuk marrin pjesë në seancë. Anëtarë të këtij komisioni janë edhe dy nga deputetët për të cilët ka informacione se është kërkuar paraburgim, por sipas Rregullores edhe ata duhet të njoftohen për seancën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat