Sot pasdite pritet të mblidhet komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit

Maqedonia

Sot pasdite pritet të mblidhet komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 11:43
Kuvendi

Komisioni parlamentar për çështje të mandatit dhe imuniteti duhet të mblidhet sot rreth orës 15:00 për të diskutuar rreth kërkesës së gjykatës për marrjen e imunitetit të 6 deputetëve të cilët prokuroria i akuzon për vepër terroriste, cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë në shtet.

Paraprakisht pritet që në Kuvend të mbërrij kryetari Talat Xhaferi i cili sipas rregullores për punën e Kuvendit dhe Kushtetutës, kërkesën e gjykatës që dje ka arritur deri tek ai duhet ta përcjell deri tek kryetari i komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski. Bogoevski mbrëmë deklaroi se menjëherë pas dorëzimit të kërkesës do të thërras seancë të Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat