Po përgatiten vendimet për të arrestuarit e djeshëm

Maqedonia

Po përgatiten vendimet për të arrestuarit e djeshëm

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 10:38
Mitko Çavkov

Në Gjykatën Penale në Shkup, ka përfunduar marrja në pyetje e  36 personave të arrestuar të cilët ndiqen penalisht nga Prokuroria Publike Themelore për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit në lidhje me dhunën në Parlament më 27 prill të këtij viti.

Nga Gjykata thonë se po përgatiten vendimet për të gjithë të arrestuarit dhe të njëjtat pritet të publikohen gjatë ditës.

Mbrëmë Gjykata i caktoi masën paraburgim ish Ministrit të Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe Igor Durllovskit, dy të tjerë kanë masën e arrestit shtëpiak ndërsa për deputetët pritet të deklarohet Parlamenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat