Gruevski jep ultimatum, thotë se u arrestuan ata që ishin kundër Platformës së Tiranës

Maqedonia

Gruevski jep ultimatum, thotë se u arrestuan ata që ishin kundër Platformës së Tiranës

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 19:31
Nikolla Gruevski

Lidhur me ndalimin e sotme të ish drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, disa deputetëve dhe funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në konferencë për media akuzoi se pushteti aktual po i lë të lirë kriminelët e vërtet dhe po arreston ata të cilët kundërshtuan Platformën e Tiranës.

Gruevski kërkon ndërprerjen e këtij procesi. Kërkon lirimin e të gjithë personave që janë të ndjekur nga ky pushtet. Gruevski njoftoi se menjëherë pas konferencës do ti bashkëngjitet protestuesve.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat