Hojt Ji në Uashington takon ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov

Maqedonia

Hojt Ji në Uashington takon ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 10:26
Hojt Ji- Nikola Dimitrov

Bashkëpunimi bilateral me SHBA-në, gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë, si dhe në rajon do të jenë temat e takimeve të sotme të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov me përfaqësues të autoriteteve amerikane.

Dimitrov, sipas agjendës, do të ketë takim me ndihmë-sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi në Departamentin e Shtetit, Ves Miçel.
Ai do të takohet edhe me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euroazi Hojt Brajan Ji. Janë paraparë edhe takime me Moli Montgomeri, këshilltare për Evropë dhe Rusi në zyrën e nënpresidentit të SHBA-së Majk Pens dhe Stroub Talbot nga Brukings Instituti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat