Prokuroria ka identifikuar njërin nga sulmuesit e vrarë në Kisella Vodë

Maqedonia

Prokuroria ka identifikuar njërin nga sulmuesit e vrarë në Kisella Vodë

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 22:55
Vendi i vrasjes

Prokuroria Themelore Publike ka bërë me dije se ka identifikuar njërin nga sulmuesit e vrarë dhe është duke punuar për identifikimin e tjetrit sulmues të vrarë në Kisella Vodë, nga pronari i këmbimores e cila ishte cak i sulmuesve.

“Prokurori kompetent publik lëshoi një urdhër për autopsinë e të ndjerit dhe për ekspertizën e provave të mbledhura. Janë marrë gjurmë nga vendi i krimit, si dhe video mbikëqyrjeje nga këmbimorja. Identiteti i njërit prej personave të vdekur është konstatuar. Aktualisht, janë ndërmarrë veprime për të identifikuar personin e dytë të vdekur “, tha zyra e prokurorisë.

Vrasja ndodhi rreth orës 16.30 pasdite me një tentativë për grabitje të armatosur. Pronari i zyrës së këmbimit me armë zjarri qëlloi dy grabitësit të cilët vdiqën në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat