Marrëveshja për Jugohromin ndotësin më të madh, nuk jepen detaje

Maqedonia

Marrëveshja për Jugohromin ndotësin më të madh, nuk jepen detaje

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 16:12
Jugohromi

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për mirëkuptim nga ana e Jugohromit dhe Qeverisë, për vazhdimin e punës rreth vendosjes së filtrave, i njëjti edhe më tej vazhdon të mbahet i fshehtë dhe larg syve të opinionit.

Edhe pse televizioni Alsat tentoi disa herë që të intervistojë drejtuesin e kombinatit, Vasko Skenderoski për përmbajtjen e memorandumit në fjalë, ai refuzon të deklarohet për mediat, derisa topin e hedh në fushën e qeverise. Edhe zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski nuk shpalos detaje nga marrëveshja në fjalë, por thekson se bëhet fjalë për një temë shumë të ndjeshme dhe se përgjigje duhet të kërkojmë nga kompania, gjegjësisht nga Jugohromi. “Për këtë temë duhet të përgjigjet kompania sepse është temë e ndjeshme dhe është temë për të cilën ende po punohet”, është përgjigjur me këtë rast Boshnjakovski”. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me qeverinë Kompania Jugohrom nënshkroi marrëveshje edhe me firmën Fa-Kom, e cila do të angazhohet për vendosjen e konstruksionit të filtrave.

Megjithatë akoma nuk ka filluar puna, shkaku se Kombinati nuk ka lëshuar shumën prej 20 për qind nga totali i përgjithshëm prej 2.8 milion eurove.  Ndërkohë ambientalistët ngrenë alarmin, sipas tyre kjo paraqet manipulimin me radhës politik me qëllim që Jugohrom të filloj me punë edhe pa i vendosur filtrat.  Çdo gjë që nuk bëhet publike fsheh diçka në vete, dhe nuk është mirë që nëse ka diçka të nënshkruar, cilat janë ato kushte, së paku publiku t`i dijë sepse bëhet fjalë për një interes të shëndetit publik, ku përfshihet një numër shumë i madh i banorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat