LBGJK të zhgënjyera me numrin e grave përfaqësuese në qeverinë e re

Maqedonia

LBGJK të zhgënjyera me numrin e grave përfaqësuese në qeverinë e re

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 13:00
ilustrim

Lobi i Grave për Barazi Gjinore në Kosovë (LBGJK), gjatë takimit 3 ditor në Durrës ku hartuan strategjinë për iniciativat avokuese për vitin 2018, ndër çështjet e diskutuara ishte përfaqësimi i ulët i grave në pozita vendimmarrëse në Qeverinë Haradinaj.

Sipas komunikatës për media të dërguar nga LBGJK, ato shprehën pakënaqësinë dhe zhgënjimin nga përbërja e re e Kabinetit Qeveritar me 24 emra, prej të cilëve vetëm 2 janë gra dhe emërimi i mbi 60 zëvendësministrave burra është përbërje e pabarabartë, duke shkelur kështu përfaqësimin e gjysmës së popullatës së Kosovës, grave.

“LBGJK rikujton Qeverinë e re që Ligji për Barazi Gjinore garanton integrimin gjinor që nënkupton “përfshirjen e perspektivës gjinore në çdo fazë të procesit, të planifikimit, miratimit, zbatimit, përcjelljes dhe vlerësimit të legjislacionit, politikave ose programeve dhe buxheteve, në të gjitha sferat politike, ekonomike dhe shoqërore.” Po ashtu, ky ligj thotë se “Përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse” (Neni 6, paragrafi 8)”, thuhet ndër te tjerash  në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat