Deputetët prej nesër do të diskutojnë për Propozim-buxhetin e vitit 2018

Maqedonia

Deputetët prej nesër do të diskutojnë për Propozim-buxhetin e vitit 2018

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:23
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nesër fillon diksutimi për Propozim-buxhetin e vitit 2018.

Sipas rregullores së Kuvendit, diskutimi duhet të zgjasë 10 ditë pune.

Buxheti i propozuar është në rend dite në Komisionin amë për financa dhe buxhet.

Të hyrat e përgjithshme për vitin 2018 planifikohen në 193.512 milionë denarë, ndërsa të dalurat planifikohen në nivelin 211.745 milionë denarë, gjegjësisht 3.4 miliardë denarë. Planifikimi i këtillë buxhetor rezultojnë me uljen e deficitit buxhetor në nivel të 2.7 për qind nga BPV-ja ose 18.233 milionë denarë si shumë e plotë. Do të bëhet financimi nga borxhi i brendshëm dhe i jashtëm dhe me qëllim që të ketë huazim më të ulët, rritet akciza e naftës për tre denarë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Nga buxheti i propozuar para janë paraparë për investime kapitale, për pagesë në kohë të pagave, pensioneve, transfereve sociale, përkrahje të kompanive vendase.

Nga tatimet planifikohet të mblidhen 114.9 miliardë denarë që është për 7.5 për qind më shumë nga viti 2017. Nga kontributet priten 55.403 milionë denarë, gjegjësisht 5 për qind më shumë nga viti 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat