Rasti “Almiri”, familjarët kërkojnë gjykim të drejtë

Maqedonia

Rasti “Almiri”, familjarët kërkojnë gjykim të drejtë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 08:50
Rasti “Almiri”

Vdekja e 4 vjeçarit nga Kumanova, Almir Aliu ishte vrasje dhe jo aksident i thjeshtë, deklaron prindi i të ndjerit, Sedat Aliu dhe bashkë-qytetarët të cilët kërkojnë që Bojan Iliq të marrë dënimin e merituar dhe bashkë me të edhe i vëllai, Bojan Iliq, ndaj të cilit nuk ka asnjë akuzë. Ata madje ndjejnë se janë të diskriminuar në bazë etnike.

 Ka qenë tentim për vrasje. Rastësisht ka vdekur vetëm djali. Ai ka qenë tentim edhe për mua dhe bashkëshorten të na vriste. Edhe në video shihet qartë se vëllai i tij ka dalur prej makine dhe na ka sulmuar nevë pasi na ka shkelur. Na ka sulmuar, por ai nuk gjykohet aspak. Dmth ai ka bërë më shumti dhunë pas vëllaut. Po shihet qartë se jo vetëm ndaj meje, po edhe ndaj gjithë shqiptarëve se si merren vendimet. Po të kishte qenë në anën e kundërt, unë që moti do të isha në burg për këtë rast – deklaroi Sedat Aliu, prind i Almirit.

“Videot tregojnë haptaz. Të gjithë jemi vozitës dhe ajo nuk është aksident. Ajo nuk është aksident, ajo është vrasje!Nuk jemi të barabartë me maqedonasit edhepse të gjithë flasin se jemi të barabartë. Si mundet në një ngjarje kur është personi aty të lirohet nga akuza? Haptaz është manipulim ndaj shqiptarëve!”, u shpreh një qytetar.

 “Kemi parë raste ndeshjesh, por nuk është ndeshje ajo. është rast i planifikuar. Rast hakmarrjeje. Rast i qëllimshëm. Si e liron prej akt-akuzës?!”, tha një tjetër qytetar.

“Po po, e gjitha e planifikuar ka qenë. Tani duket se edhe politika shihet këtu. Duan ta lirojnë. Pse ta lirojnë?! Gjyqi duhet t’i jep atë që duhet. Në qoftë se e liron, shumë është puna kritike. Sidomos për në Kumanovë”, theksoi një qytetar tjetër.

Revolta e familjarëve dhe bashkëqytetarëve vjen pas debatit të ashpër në Prokurorinë e Lartë dhe atë Republikane, gjatë të cilit prokurorja e lëndës, Suzana Kusigerska dhe kreu i Prokurorisë së Kumanovës, Goran Peshevski kërkonin që rasti nga “vrasje me paramendim” të rikualifikohet si “aksident rrugor me pasojë vdekjen”. Alsat mëson se akoma nuk ka ndonjë vendim për rikualifikim të lëndës, por se debati është shtyrë për javën e ardhshme. Kjo njëherit mund të shtyjë edhe sjelljen e verdiktit gjyqësor, që ishte parashikuar të sillej më 29 nëntor. Ekspertët duke cituar Kodin Penal thonë se Prokurori Publik në këtë rast mund ta rikualifikojë këtë lëndë si aksident të thjeshtë vetëm në rast se për atë nuk ka ekzistuar motivi i autorit të dyshuar. Megjithatë vlerësojnë se në këtë moment nuk është mirë të bëhet një gjë e tillë.

Mendimi im është që në këtë fazë të procedurës më së miri do të ishte që prokurori si prokuror të qëndrojë në akuzë. Ndërsa nëse i referohen mos-ekzistencës së motivit për vrasje, në ndonjë tjetër vepër penale Gjykata atë me gjykim ta rikualifikojë, respektivisht të sjellë gjykim për vepër penale më të lehtë -dekalroi Dane Iliev, Ekspert.

Përmes rikualifikimit të lëndës pala e akuzës, tenton ta zvogëlojë dënimin e mundshëm, për shkak se Kodi Penal për aksident parashikon dënim me të paktën 4 vjet burg, ndërsa për vrasje me paramendim të paktën 10 vjet burg. Vrasja e vogëlushit Almir Aliut ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në qytetin e Kumanovës, kur katërvjeçari pas një zënke banale u shtyp për vdekje nga Boban Iliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat