Zaev jep afat shtesë për plotësimin e vendeve vakante në qeveri

Maqedonia

Zaev jep afat shtesë për plotësimin e vendeve vakante në qeveri

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 15:15
Kryeministri Zoran Zaev

Intensifikohen takimet e partnerëve të koalicionit me qëllim plotësimin e vendeve vakante që u krijuan nga zgjedhjet lokale.

Kryeministri Zoran Zaev sot dha edhe një afat shtesë për zgjedhjen e tre emrave në Ministri të shëndetësisë, Ministri pa resorë për Investime të Huaja dhe zëvendësministrit të Arsimit. Sipas tij deri në fund të muajit do të kemi një pasqyrë të qartë të bisedime që po zhvillohen mes partnerëve të koalicionit larg opinionit.

"Ende nuk kemi vendosur për Ministrin e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për një resor shumë të rëndësishëm, unë kam thënë që deri në fund të muajit presim që ti zgjidhim këto çështje. Dhjetë ditë pasi zgjedhjet zyrtarisht janë shpallur të mbyllura po bisedojmë intensivisht. Unë mbrëmë e kam shfrytëzuar momentin që të bisedojë edhe me Ziadin Selën por edhe me zotëri Ahmetin dhe me të gjithë partnerët e koalicionit. Sot përsëri kisha takime… secilin moment po e shfrytëzojmë që ditë më parë ta zgjidhim këtë çështje pra ta zgjedhim çështjen e ministrisë së shëndetësisë dhe të plotësojmë ministritë e tjera si ajo e Investimeve të Huaja dhe zëvendës ministri i Arsimit"– deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat