Ahmeti dhe Xhaferi nuk duan para, Bogoevski të kërkojë falje për shpifje

Maqedonia

Ahmeti dhe Xhaferi nuk duan para, Bogoevski të kërkojë falje për shpifje

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 23:37
Ali Ahmeti

Një javë kohë do të kenë avokatët për të përgatitur fjalën përfundimtare për rastin gjyqësor në të cilin kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe ish zëvendëskryeministri Musa Xhaferi akuzojnë ish Shefin e DSK-së Sllobodan Bogoevksin për shpifje. Avokatët e Ahmetit dhe Xhaferit njoftuan se pala e akuzës ka hequr dorë nga kërkimi i dëmshpërblimit dhe në vend të kësaj, nga Bogoevski duan vetëm kërkim falje.

“Dhamë sqarim adekuat sepse arsyet për këtë padi nuk janë nevoja financiare por kjo është çështje morale për dy paditësit”, tha Tatjana Popovski -Bulloski, avokat i palës paditëse.

Bogoevski konsideron se padia është absurde dhe se askund nuk ka folur për këtë rast përveç në Komisionin për mbrojtje dhe në Gjykatën në Nju-Jork. Mbrojtja e Bogoevskit kërkoi nga Gjykata ta heqë padinë.

“Është pritur që të mos paraqiten, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, kjo ishte vetëm një lëvizje e tyre politike për periudhën parazgjedhore dhe tani më as që u intereson rezultati i kësaj padie”, tha avokati i Bogoevskit, Valentin Zafirov.

Në dëshminë para Gjykatës në SHBA, siç ishte folur në opinion, Bogevski ka deklaruar se Ahmeti, Xhaferi dhe Vllado Buçkovski kanë marrë ryshfet nga 2, 5 milionë euro, me qëllim që të pengonin futjen e kompanive të reja celulare në vend dhe ruajtjen e monopolit të një kompanie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat