Kallëzime penale për të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë

Maqedonia

Kallëzime penale për të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 19:30
Ilustrim

Për shkak të veprimit në kundërshtim me nenin 30 nga Ligji për pyje dhe prerje jo të drejtë me të cilin e kanë dëmtuar shtetin, duke përfituar dobi pronësore kundërligjore prej 4.609,482 denarëve, G.L. (52), V.Q.(52), D.M.(43), S.N.(39), V.V.(61), J.Z.(51), të gjithë nga Shkupi dhe kundër V.G.(58) nga Tetova, të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, morën kallëzime penale nga Sektori për punë të brendshme Strumicë, transmeton MIA. 

Të gjithë janë nën dyshim se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në parcelat kadastrale 151 dhe 134/1 në komunën Smillanci të cilat paraprakisht kanë qenë në përbërje të Njësisë pyjore-ekonomike “Smillanska reka-Leva reka” dhe për të cilat kanë përgatitur Plan të posaçëm për ekonomizim për periudhën 2015-2024 të cilat janë miratuar me vendime nga ministri i Bujqësisë. Në bazë të programeve të përgatitura kështu afaristët kanë vepruar nga Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” – Ekonomia pyjore “Pllaçkovica” – Radovish të marrin pesë leje për prerje me të cilat kanë prerë gjithsej 4.150,9 metra në kub masë drunj. Me planin e posaçëm është paraparë të priten 1.546,7 metra në kub masë drunj. Në këtë mënyrë është mundësuar që në mënyrë jo të ligjshme të priten 2.604,2 metra në kub masë drunj, në vlerë prej 4.609,482 denarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat