Sela: Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga Aleanca për Shqiptarët

Maqedonia

Sela: Ministria e Shëndetësisë do të drejtohet nga Aleanca për Shqiptarët

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 21:42
Ziadin Sela

leanca për Shqiptarët nuk heq dorë nga Ministria Shëndetësisë dhe ky dikaster do t’i takojë kësaj partie. Kështu këmbëngul Ziadin Sela. Ai tha se është takuar me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe ditët në vijim do të caktohet seanca në parlament për ta zgjedhur ministrin e ri.

“Ne jemi marrë vesh në qershor kur është formuar qeveria, kam pasur takime me kryeministrin Zaev, kemi vlerësuar se nuk është e nevojshme që të ketë ndryshime në qeveri. Aleanca Shqiptare do të vazhdojë të qëndrojë në qeveri dhe ta ketë Ministrinë e Shëndetësisë”, tha për TV21, Ziadin Sela.

Ziadin Sela edhe një herë qartëson të gjitha dilemat lidhur me pozicionin e partisë së tij, duke thënë se do të vazhdojnë të jetë pjesë e shumicës.

Edhe nga Lëvizja Besa ditë më parë thanë se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë eventuale për tu bërë pjesë e shumicës parlamentare në qoftë se bëhet fjalë për hapërimin e Maqedonisë drejtë anëtarësimit në NATO dhe në BE.

“Por nëse ka ndonjë moment të ri, qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar, në ndonjë incativë për zgjidhjen e problemit të emrit dhe nëse kërkohet ndihma e Lëvizjes Besa, atëher jemi këtu për t’i ndihmuar vendit për në Nato dhe BE”,tha Afrim Gashi, Lëvizja Besa.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev nuk ka tentuar të largojë askënd nga kjo shumicë pa dëshirën e tyre, përkundrazi ka ftuar të gjithë aktorët për t’u bërë pjesë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat