Grubi: E anulova seancën për ligjin për gjuhët, pasi kemi çështje më prioritare

Maqedonia

Grubi: E anulova seancën për ligjin për gjuhët, pasi kemi çështje më prioritare

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 21:00
Artan Grubi

Komisioni për Çështje Evropiane ka shtyrë diskutimin për ligjin për gjuhët dhe ka propozuar të diskutohet për buxhetin. Kryetari i këtij komisioni, Artan Grubi, tha se ka shtyrë diskutimin pasi që këtë javë Kuvendi duhet të merret me çështje më të rëndësishme dhe të mos defokusohet opinioni me ligjin për gjuhët.

“Vlerësova se kjo javë është e rëndësishme për reforma tjera dhe ju dhashë përparësi atyre, për të mos mundësuar defokusimin e opinionit për atë që për momentin është e parëndësishme dhe jourgjente”, tha Grubi.

Nesër është Dita e Alfabetit Shqip dhe ishte planifikuar që në Komisionin për Çështje Evropiane të shqyrtoheshin amendamentet për propozim-ligjin për gjuhët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat