Sela: Mbetemi të fokusuar në reforma, këmbëngul në ministrinë e shëndetësisë

Maqedonia

Sela: Mbetemi të fokusuar në reforma, këmbëngul në ministrinë e shëndetësisë

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 08:35
Ziadin Sela

Në një konferencë për media pas takimit, Sela tha se me eurokomesarin Han, mes tjerash kanë diskutuar edhe për situatën e krijuar politike pas zgjedhjeve lokale. Ai tha se si pjesë e Qeverisë do të mbeten të përkushtuar në drejtim të reformave

“Folëm për situatën politike në vend, folëm për obligimet të cilat Qeveria do duhet t’i vazhdojë në drejtim të reformave të cilat i kemi marrë përsipër. Kuptohet që morëm sugjerime si një ndër pjestarët e Qeverisë, ashtu siç parashtruam edhe këndvështrimin tonë në lidhje me situatën në përgjithësi të krijuar, edhe politike, edhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve lokale.

Kuptohet që ne vazhdojmë të ngelemi të fokusuar si Aleancë për Shqiptarët në drejtim të reformave. Është shumë e rëndësishme që reformat e paralajmëruara sa i përket shtetit të së drejtës të nisim dhe t’i shohim, të bëhn të prekshme për qytetarët, sepse reformat vetëm atëherë kanë kuptim”, deklaroi Sela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat