Ligji për gjuhët, skadon afati për amendamentet

Maqedonia

Ligji për gjuhët, skadon afati për amendamentet

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:00
Kuvendi i Maqedonise

Në mbrëmje skadon afati për dorëzimin e amendamenteve për ligjin për gjuhët. VMRO-DPMNE do të dorëzoj mbi 50 amendamente e ndjekur me 5 nga LSDM dhe 2 nga Lëvizja Besa.

VMRO-DPMNE thotë se me anë të amendamenteve do të intervenojë aty ku mendon se vihet në rrezik gjuha maqedonase. LSDM-ja tha se amendamentet do t’i parashtrojë në drejtim të pastrimit të dilemave rreth gjobave që parashikon ligji. Lëvizja Besa thotë përmes amendamenteve do të kërkojë zyrtarizimin dhe jo vetëm avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Më 22 nëntor propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në rend dite në Komisionin për Çështje Evropiane. Pas tre ditëve, i njëjti do të kalojë në Komisionin Juridiko-ligjvënës dhe më pas në seancë plenare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat