Rasti “Shuplakat”, të akuzuarit kërkojnë shtyrje të gjykimit

Maqedonia

Rasti “Shuplakat”, të akuzuarit kërkojnë shtyrje të gjykimit

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:15
Nikolla Gruevski

Avokatët e të akuzuarve në rastin “Shuplakat” në seancën e sotme që është mbajtur në Shkup, kërkuan shtyrje të seancës. Në momentin e kërkesës së tyre, gjykatësja Tatjana Mihajllova ka dhënë pushim prej pesë minutave.

Në fillim të gjykimit, i akuzuari Dimçe Kërstev kërkoi shtyrje të gjykimit sepse nuk ndihej mirë. Ai në mëngjes është sjellë i shoqëruar nga policia për shkak të mungesës në seancën e fundit gjyqësore.

Gjykatësja Mihajllova e liroi Kërstev nga gjykimi i sotëm dhe me kërkesë të prokurores Fatime Fetai  ka ndarë procedurën për të, me qëllim që sot të fillojë debati i përgjithshëm.

Në kërkesë për ndarjen e lëndës kundërshtoi mbrojtja e të akuzuarve dhe kërkoi shtyrje të gjykimit.

Pas pauzës duhet të vazhdojë sqarimi i avokatëve për 14 të akuzuarit për shtyrjen e fillimit të debatit të përgjithshëm.

Në seancën e sotme gjyqësore morën pjesë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangelovska dhe të akuzuar të tjerë në këtë rast. Të pranishëm janë edhe Andrej Zhernovski dhe Sasha Bogdanoviq si persona të dëmtuar në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat