Qeveria e VMRO-DPMNE-së në fushatën e vitit të kaluar ka paguar 219.00 euro për këshilla pi-ar nga të huajt apo nga 73.000 në muaj

Maqedonia

Qeveria e VMRO-DPMNE-së në fushatën e vitit të kaluar ka paguar 219.00 euro për këshilla pi-ar nga të huajt apo nga 73.000 në muaj

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 10:43
ilustrim

 Ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së në vitin 2016 në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore, më 21 nëntor ka angazhuar dy kompani të huaja të specializuara për marrëdhënie me opinionin dhe krijimin e strategjive, për shërbimet e të cilave, në pajtim me të dakorduarën ka paguar gjithsej 219 mijë euro.

Nuk ka hollësi dhe raporte çfarë kanë punuar, por paratë janë paguar edhe atë 73 mijë uro në muaj.

Marrëveshjet deri tek të cilat ka ardhur MIA, ish Qeveria i ka lidhur me kompani të huaja të specializuara për marrëdhënie me opinionin dhe planifikim strategjik gjatë vitit 2016.

Sipas evidencës, informacionin të cilin nga fundi i shtatorit e publikoi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, ish Qeveria nën normën për tërheqjen e investimeve për periudhën prej dhjetë viteve ka shpenzuar 130 milionë euro, në të cilat mes të tjerash bëjnë pjesë reklamat në media të huaja, por edhe ato vendore.

Janë shpenzuar edhe mbi 38 milionë euro para të buxhetit në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 për fushata. por, në atë pako fitim kanë realizuar edhe agjenci të marketingut dhe disa institucione investigimi.

Njëra është me seli në Londër, ndërsa tjetra në Frankfurt.

Marrëveshja me Mjerkurin ka kushtuar 43 mijë euro në muaj, ndërsa ajo me Fjashman 30 mijë euro në muaj.  Konform marrëveshjeve Qeveria të dyja firmave është dakorduar t’u paguajë 73 mijë euro në muaj.

Marrëveshjet janë përfshirë për periudhë prej tre muajve, gjegjësisht për shërbimet që i ka marrë ish Qeveria për atë periudhë ka paguar 219 mijë euro.

Çfarë shërbime ka marrë qeveria për 219 mijë euro për tre muaj?

Në kontratat shërbimet për të dy kompanitë janë identike. Ato qeverisë i kanë ofruar transmetim të argumenteve/porosive në nivel më të lartë në sjelljen e vendimeve dhe krijuesve të politikave të RM-së, organizim dhe zbatim të ngjarjeve politike në nivel më të lartë në dobi të RM-së, identifikim të bashkëpunëtorëve dhe dakordim të takimeve me tink-tenk me ndikim dhe organizata, pjesëmarrje në konferenca, panel diskutime dhe aktivitete të tjera të organizuara nga organizata të tilla.

Qeveria e mëparshme, sipas marrëveshjeve, ka marrë edhe përgatitje të funksionarëve të RM-së për takime dhe ngjarje përmes identifikimit të fushave prioritare dhe temave për diskutim, prani të përfaqësuesve të pushtetit shtetëror të vendit dhe subjekteve të lidhura të transmetuesve publikë me renome dhe formate të komunikimit elektronike dhe të shtypit, si dhe të ueb faqeve me ndikim dhe kanale të tjera sociale, si dhe prani të temave relevante për promovimin e arritjeve ekonomike, të sigurimit dhe të ngjashme të RM-së në të gjitha formatet.

Dy marrëveshjet nga pala maqedonase janë nënshkruar nga sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, Në marrëveshjen me Merkjuri, si përfaqësues i kompanisë, nënshkrim ka vendosur Moris L. Reid, ndërsa në atë me Flajshman, Dirk Kriger.

MIA tentoi të kontaktojë me Bozhinovskin përmes numrit të tij të telefonit, përmes e-mail adresës së VMRO-DPMNE-së, si dhe përmes drejtorit të qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, me qëllim të marrë sqarime për llojin e shërbimeve të cilat qeveria e atëhershme i ka marrë për tre muaj nga dy firmat, por edhe pas shumë tentimeve, porosive, telefonatave, mejleve, deri në këtë moment përgjigje nuk ka.

Në bisedën e vetme telefonike për kërkim të takimit, Kotevski vetëm ka sqaruar se ata si parti nuk kanë koment, duke e pasur parasysh atë se marrëveshjet janë të qeverisë dhe se Bozhinovski i ka nënshkruar si funksionar qeverie, e jo si anëtar i partisë.

Përgjigje, gjithashtu, nuk ka as për atë nëse me vetëdije ose rastësisht marrëveshjet me kompanitë e huaja janë nënshkruar në ditën kur në Maqedoni filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe siç dihet të përshkruar edhe me Kodin zgjedhor, në atë periudhë Qeveria nuk guxon të shpenzojë mjete buxhetore për vetë-promovim.

Dy kompanitë konform marrëveshjes janë detyruar të parashtrojnë raport mujor në qeveri për punën e kryer, por raporte të tilla, siç na informojnë nga Qeveria, deri tani nuk janë gjetur.

Në Aneksin 1 nga marrëveshjet theksohet se dhënësi i shërbimeve, në këto raste Merkjuri dhe Flajshman do të parashtrojnë raport të detajuar mujor për aktivitetet e ndërmarra specifike.

Në nenin e dytë të marrëveshjeve theksohet se ofruesi i shërbimeve, respektivisht dy firmat e huaja, do të jenë plotësisht të paguara në afat prej 30 ditëve, pasi që do të jepet fatura. Para klientit, në rastin kur Qeveria, e realizon pagesën, fatura duhet të aprovohet nga një person i autorizuar tek klienti, i cili është i angazhuar për miratimin e raportit (respektivisht aktivitetet e theksuara në raporti dhe të faturuara klientit).

Marrëveshja parashikon edhe një person kryesor për kontakt, të cilin qeveria është dashur t’ua emërojë kompanive për realizimin e papenguar të marrëveshjes së arritur.

Në nenin katër theksohet se klienti ofruesit të shërbimeve do t’i caktojë person kryesor për kontakt për dorëzim të raporteve dhe për pagesë. Ky është person, i cili do t’i aprovojë aktivitetet e faturuara të ofruesit të shërbimeve dhe do të jetë kontakti kryesor për pagesa. Kontaktet, konform marrëveshjes, duhet të theksohen në Aneksin 3, megjithatë atje nuk është përmendur personi kryesor, ndërsa si kontakt është theksuar në përgjithësi qeveria e RM-së. Nuk ka as telefon, as postë elektronike për kontakt.

Në Qeveri raporte nuk janë gjetur. Ato ose nuk janë dorëzuar ose disi u humben gjurmët, ndërsa paratë për shërbimet janë paguar. Në sektorin për financa pranë Qeverisë ka dokumentacion që tregon se në çfarë mënyre qeveria i ka paguar paratë për Merkjuri dhe Flajshman.

Shuma e parë e Merkjuri është paguar më 9 dhjetor të vitit 2016 në vlerë prej 14.333,33 denarëve, e dyta më 27 dhjetor të vitit 2016 në vlerë prej 43 mijë eurove, e treta më 10 mars të vitit 2017 në vlerë prej 28.666 euro, ndërsa e katërta më 7.02 2017, kur janë paguar 43 mijë euro.

Flajshman shumën e parë të parave e ka marrë më 22 dhjetor të vitit 2016 – dhjetë mijë euro, ndërsa ditën e ardhshme më 23 dhjetor të vitit 2016 janë paguar 30 mijë euro. Shuma e tretë është paguar më 7 shkurt 2017 – 30 mijë euro, ndërsa i katërti më 7 mars të vitit 2017 20 mijë euro.

Cilat janë firmat e huaja ose kush janë Merkjuri dhe Flajshman?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat