Mësimdhënësit shqiptarë në Maqedoni janë për ndryshim të librave të historisë

Maqedonia

Mësimdhënësit shqiptarë në Maqedoni janë për ndryshim të librave të historisë

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 15:13
Ilustrim

Këshilli i mësimdhënësve shqiptarë në Maqedoni kërkojnë formim të komisionit që do të bëhet ndryshimi i përmbajtjes së librave të historisë, Nuhi Dardhishta kryetar i këtij këshilli kërkon strategji dhe programa të reja, libra të ri sepse këtyre librave që mësojnë nxënësit aktualisht ju ka skaduar afati.

Në një deklaratë për RTVM, Dardhishta ka thënë se mësimdhënësit shqiptarë në Maqedoni kërkojnë që Ministria e arsimit dhe shkencës për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për ndryshimet që do bëj të konsultohet me shoqërinë civile e jo me njerëz të njejtë nga komisionet nëpër ministri, komisione të cilët nuk ndryshohen asnjëherë.

“Apeloj nga muaji shkurt, mars të formohet komision i cili mirë do të vërtetojë këto programe dhe të definojë strategjinë e re”, thekson Dardhishta.

Ndërkohë që kryeministri Zaev në disa deklarime të tij ka thënë se do të formohen komisione për ndryshimin e librave për nxënësit në Maqedoni, pas nënshkrimit të marrëveshjeve për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, komisione të ngjajshme paralajmërohen dhe në Sofje dhe Athinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat