Sela: Zaev ende nuk ka kërkuar kandidat prej nesh për ministër të shëndetësisë

Maqedonia

Sela: Zaev ende nuk ka kërkuar kandidat prej nesh për ministër të shëndetësisë

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 11:43
Zijadin Sela

Kanë kaluar dy javë që kur ish ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, edhe zyrtarisht është ulur në kolltukun e kryetarit të komunës në Gostivar, kurse në resorin e shëndetësisë ende nuk është emëruar ministër i ri.

Paraprakisht, funksionin e ministrit të shëndetësisë Taravari e ushtroi vetëm katër muaj. Por nëse kemi parasysh se shëndetësia është pa udhëheqës operativ që nga fillimi i fushatës parazgjedhore, (25 shtator), atëherë zgjedhja e ministrit në këtë resor të ndjeshëm thuajse dy muaj funksionon në bazë të direktivave të porosisë së incizuar telefonike: “Ju lutemi, prisni…”, shkruan Dojçe Vele.

Zijadin Sela, lideri i Aleancës për Shqiptarët, e cila gjatë ndarjes së kulaçit qeveritar e mori resorin e shëndetësisë dhe pritet të propozojë kandidat tjetër për ministër, thotë se ata nuk janë fajtorë për këtë ngecje.

“Ne kemi më shumë kandidatë kualitativ për këtë funksion. Por, presim që kryeministri Zaev të kërkojë propozim prej nesh. Kur ta bë një gjë të tillë, ne menjëherë do të realizojmë seancë të Kryesisë Qendrore. Do t’i hedhim propozimet në votim dhe atë që do ta zgjedhim, do t’ia propozojmë kryeministrit”, ka deklaruar Sela për DV.

Në ndërkohë, si emra që përmenden për ministër të ri të shëndetësisë janë Vullnet Ferati, Bekim Tateshi dhe Fatmir Mexhiti. Mirëpo burime të Dojçe Veles kanë thënë se ministri i ri i shëndetësisë do të varet edhe nga kombinimet që do të bëhen në koalicionin qeveritar.

“Sipas burimeve qeveritare, emërimi i ministrit të ri të shëndetëisë varet nga disa faktorë:nëse koalicioni qeveritar do të zgjerohet me partnerë të rinj, nëse kjo do të  shkaktojë shpërndarje të re të resoreve mes partnerëve qeveritarë dhe nëse në një rast të tillë resori i shëndetësisë sërish d’ t’i takojë Aleancës. Në atë drejtim deri tani janë mbajtur disa takime: Zaev-Ahmeti, Zaev-Sela dhe Ahmeti-Thaçi, por ende nuk ka marrëveshje konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat