Angjushev: Boll më ndërtuam përmendore

Maqedonia

Angjushev: Boll më ndërtuam përmendore

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:23
Koço Angjushev

Zv.kryeministri i Maqedonisë për çështje ekonomike, Koço Angjushev nga SHBA-të ka deklaruar se vendi duhet të orientohet kah ndërtimi i infrastrukturës dhe të ndikojë për jetë më të mirë për qytetarët.

”Ne si shtet jemi betuar që do të ndërtojmë ura lidhëse mes vendeve të Ballkanit. Kjo është një gjë që do të bëhet nëpërmjet ndërtimit të rrugëve të sigurta dhe të shpejta që na lidhin me fqinjët. Për të gjithë pyetjet lidhur me funksionimin e shtetit ne kemi vendosur të bisedojmë me qytetarët kurse ne së bashku kemi vendosur që të ju themi boll ndërtimit të përmendoreve pasi ata nuk ndihmojnë në zhvillim” tha Angjushev në panelin trans-atlantik.

Angjushev u zotua për klimë më të mirë të biznesit në Maqedoni dhe se bashkëpunimi me fqinjët për Maqedoninë do të jetë prioritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat