Garë e madhe në PDSH se kush do bëhet ministër

Maqedonia

Garë e madhe në PDSH se kush do bëhet ministër

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 18:51
PDSH

Kyçja e PDSH-së në Qeveri si duket më në fund po bëhet realitet. Deklaratat e fundit nga funksionar të BDI-s se nuk do të votojn kandidaturën e Aleancës për ministër-indirekt paraqet nevojën e ndryshimeve në përbërjen qeveritare.

Dhe paralel me këtë edhe në PDSH po bëhet gara e madhe se kush do jetë ministër.

Burime të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se përveç  ish deputetit Bardhyl Dautit që synon postin e ministrit të ekonomisë, ditëve të fundit gjithnjë e më shumë flitet se edhe Imer Aliu synon postin e ministrit. Dhe si opcion më i mundshëm janë posti i Ministrit të Drejtësisë ose Ministrit të Ekologjis – post të cilin Aliu e ka mbajtur gjatë një periudhe në qeverisjen VMRO-PDSH në mandatin 2006-2008.

Se çka do të vendos Zoran Zaev, pritet të shihet ditët e ardhëshme kur edhe do të dihet më sakt se cilat parti do përbëjnë qeverinë në periudhën e ardhëshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat