Vajgël sot do të ketë takime me Xhaferin dhe me opozitën në Kuvend

Maqedonia

Vajgël sot do të ketë takime me Xhaferin dhe me opozitën në Kuvend

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 12:47
Ivo Vajgël

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, sot në Kuvend në ora 14:30 do të takohem me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Pastaj, euro-deputeti nga Sllovenia, do të takohet me ekspertët e BE-së pas së cilës do të ketë takim me koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes BESA, Ilija Dimovski dhe Afrim Gashi. Vajgël do të takohet edhe me deputeten e PDSH-së, Meral Uzeiri – Ferati. Aktivitetet e sotme në Kuvend, euro-deputeti do t’i kryej me takimet me kryetarët e dy komisioneve kuvendore për mbikëqyrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat