Edhe një specialist nga fusha e kirurgjisë abdominale, Dr. Sc. Burim Elezi

Maqedonia

Edhe një specialist nga fusha e kirurgjisë abdominale, Dr. Sc. Burim Elezi

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 14:16
Dr. Burim Elezi

Më datë 07.11.2017 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” – Shkup, në katedrën për Kirurgji të përgjithshme, Dr. Burim Elezi me sukses dha provimin specialistik nga kirurgjia e përgjithshme - abdominale dhe fitoi titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme.

Komisioni në përbërje: Prof. Dr. Aleksandar Çaparoski- kryetar, Prof. Dr. Mile Petrovski dhe Prof. Dr. Goran Kondov anëtarë, e vlersuan lartë përgaditjen profesionale të Dr. Burim Elezit.

Dr. Burim Elezi është i lindur në Kërçovë, ku edhe ka kryer shkollën fillore. Arsimin e mesëm e vazhdon në gjimnazin amerikan Nova në Shkup, 1998/2002. Ndërsa fakultetin e Mjekësisë së përgjithshme në Shkup e mbaron në vitin 2009.

Pas mbarimit të praktikës në Kërçovë, në vitin 2011 punësohet në Klinikën Kirurgjike ”Shën Naumi i Ohrit – Shkup. Ndryshe Dr. Elezi është njohës i gjuhës angleze, gjermane dhe gjuheve te Ballkanit dhe është një nga specialistët më të ri për nga mosha në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat