Vendi i ministrit Taravari dhe Merkos, plotesohen në fund të javës

Maqedonia

Vendi i ministrit Taravari dhe Merkos, plotesohen në fund të javës

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 13:44
Ilustrim

Kush do t’i trashëgojë Arben Taravarin në funksionin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ramiz Merkon në funksionin e ministrit pa portofol të angazhuar për Investime të Huaja do të dihet deri në fund të javës, njoftojnë nga Aleanca për Shqiptarët dhe BDI-ja.

Nga Aleanca theksojnë se deri në fund të javës, organet e partisë do të mbajnë takim në të cilin do të vendosin se kush do të ulet në vendin ministror të Taravarit, ndërsa nga BDI, megjithatë, theksojnë se për çështjen e pasardhësit të Merkos ka konsultime të vazhdueshme mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të partisë, Ali Ahmeti.
Si kandidatë më seriozë për pasardhës të Taravarit përmenden drejtori i Klinikës për Sëmundje të Syrit Bekim Tateshi dhe neurologu Fatmir Mexhiti. Edhe Tateshi edhe Mexhiti nuk konfirmojnë dhe thonë se për atë në ditët në vijim do të vendosin organet e partisë. “Fjalën e fundit pritet ta thotë kryetari i partisë Ziadin Sela edhe atë pritet të ndodhë në ditët e ardhshme”, thotë Tateshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat