Ramadani: Nacionalizmi shqiptarë është europian, promovuesit e parë janë arbëreshët

Maqedonia

Ramadani: Nacionalizmi shqiptarë është europian, promovuesit e parë janë arbëreshët

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 00:37
Ismet Ramadani

Në debatin e emisionit 'Click plus' sonte është debatuar mbi qytetarinë kundrejt kombëtares si një fenomen që po shfaqet nga zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar e duke vazhduar kështu edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura pak ditë më parë.

Të ftuar në këtë debat ishin ish politikani dhe analisti Ismet Ramadani si dhe profesorët universitar Arbër Çeliku dhe Dervish Alimi.

Profesori universitar Arbër Çeliku thotë se ne si shqiptarë kemi një korpus vlerash të përbashkëta me shumë popuj por jo me maqedonasit.

"Po ta marish fjalorin e gjuhës shqipe nuk është si term por në kombësi është përdorur këtu është ajo hileja për arsye se hidhet hi për një situatë se ne duhet të dimë mirë se kemi një korpus vlera të përbashkëta me popujt por me maqedonasit nuk kemi gjë të përbashkët që pak a shumë kjo situatë rezulton negativisht tek shqiptarët në vend se pikërisht e kam vërejtur se problemi qëndron në atë se deri para 6 muajve kemi pasur teza dhe lakore të një mendësie ndryshe dhe pas 6 muajsh nisim rrugën e konceptit qytetarë, ky problem ka nisur më herët nga formimi i shtetit duke pësuar tronditje", thekson Arbër Çeliku.

Sipas tij, shqiptarët në këto teritore për momentin janë më të fuqishëm se kurrë.

"Mendoj se shqiptarët kurrë në këto teritore nuk ka qenë më e fuqishme, nuk dihet e ardhmja a do jetë garantuese se Maqedonia karshi rajonit është e vogël dhe kurrë askujt mos i shkoje mendja se shqiptaria tash është më e fortë", sqaron mes tjerave profesori universitar.

Ndërkohë që në anën tjetër Ismet Ramadani thotë se ka huti në bllokun shqiptarë mbi konceptin qytetarë.

"E vërtetë se ka një huti tek blloku shqiptarë për konceptin qytetarë e sa do marr hapësirë në vendbanimet shqiptare sepse deri më tani nga viti 90 e këndej shqiptarët nuk kanë pasur parti me koncept qytetarë më shumë kombëtarë lëvizje apo parti dhe sot e kësaj dite kemi katër parti shqiptare të cilat thiren si kombëtare e nacionale dhe shqiptare, për herë të parë na ndodh që fuqishëm promovohet nga një parti maqedonase që promovon idenë e qytetarisë nga ana tjetër bie ndesh me kushtetutën si pjesë normative dhe preambulë, ne nuk kemi preambulë qytetare mirëpo më pas ndryshuan dhe ndryshimi erdhi nga pala maqedonase dhe meqë preambula mori koncept tjetër atëherë dhe normativi vazhdoi duke shpreh një normativ të një shoqërie multietnike por mendoj se nuk duhet dhe aq shumë të bëhet panikë, në analizat që i kanë bërë ata që meren me këtë bërë", thekson kështu Ramadani.

Sipas tij, nacionalizmi shqiptarë është europian dhe se promovuesit e parë të këtij nacionalizmi janë arbëreshët.

"Nacionalizmi shqiptarë është europian promovuesit e nacionalizmit shqiptarë janë arbëreshët të parët dhe për dallim nga ai etnocentrik janë at dhe vlerat euroatlantike i përqafojnë më shumë e kur vijmë tek ky koncept erdhëm në një moment se kush kë e përkrahën, kryeministri nëse nuk i realizon nuk e ka penguar askush, në Haracinë me 5 milion euro do bëhen shumë ndryshime", sqaron mes tjerave në debat, Ramadani. 

Ndërsa sipas profesorit Dervish Alimi fjala koncept qyettarë në kontekst ballkanik merr një tjetër sqarim.

"Vet fjala në kontekstin ballkanik merr një sqarim tjetër, faktikisht fjala qytetarë kur është ndëruar sistemi të gjithë banorët e shtetit janë të barabartë kjo është ideja e në këtë kontekst nuk ka asgjë të keqe se jemi qytetarë të këtij shteti dhe nëse krahasohet me fjalën nacionalitet e ka kuptimin përkatësi kombëtare shtetësi, në këtë rast duhet të binden se edhe ne do mësojmë gjuhën shqipe nëse jemi qytetarë të barabartë, në Zvicër janë të detyruar të gjithë administratorët në vendbanimet multietnike që të mësojnë gjuhën tjetër të bashkëkombasve", vlerëson kështu profesori Alimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat