Maqedoni, reagime të ndryshme në publik në lidhje me Propozimin-ndryshimet në Ligjin e duhanit

Maqedonia

Maqedoni, reagime të ndryshme në publik në lidhje me Propozimin-ndryshimet në Ligjin e duhanit

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 22:25
Ilustrim

Ligji i propozuar për mbrojtje nga pirja e duhanit i nxiti diskutimet në rrjetet sociale. Qytetarët janë të ndarë nëse duhet ose jo të pihet duhan në restorante dhe kafene. Disa thonë se nëse luftohet për ajër më të pastër, pse të lejohet të pihet në objekte hoteliere.

“Po, pirja e duhanit vetëm jashtë. Unë edhe pse jam duhanxhi, nuk jam “për” që të pihet duhan në ambiente të mbyllura. Pse të ndryshojë? Që të ketë dikush fitim? Së pari shëndeti, pastaj fitimi. “

“Të ndryshojë. Mos të jetë aq rigoroz ligji. Na e marrin kënaqësinë. Të mos mundesh të ndezësh një cigare. Kjo të zhvlerëson, del jashtë në temperatura minus. Ndërsa të gjitha objektet hoteliere mund të krijojnë kushte për të pirë duhan në rehati. Le të ketë vend për pirjen e duhanit me ventilim. “

Këto janë disa nga opinionet e publikut në lidhje me propozim-ndryshimet në Ligjin për mbrojtje nga pirja e duhanit dhe efektet e saj nga këndvështrimi i duhan pirësve, por edhe i ‘pirësve pasiv’, shkruan Alsat M.

Propozuesit e nismës për ndryshimin e Ligjit shpjegojnë se nuk do të miratohet pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, por vetëm do të lejohet që tarracat e objekteve hoteliere, që edhe tani shërbejnë për pirje të duhanit, të mund të përshtaten me kushte shtesë më të përshtatshme për duhanpirësit.

“Kur ka temperatura ekstreme, të instalojnë pajisje ngrohëse të njohura si “kërpudha”, me qëllim që ta kenë më ngrohtë dhe të kënaqen me përzgjedhjen e tyre personale pa ndikuar te ata që nuk pinë duhan. Por, këtu në mendje, ne do ta kemi dhe prioritet i të gjithë deputetëve të shumicës parlamentare është shëndeti i qytetarëve. Prandaj nuk do miratohet vendim i nxituar, por të merren parasysh të gjitha palët e prekura”, dekalraoi Ivana Tufegxhiq, dorëzuese e nismës.

“Ne e mbështesim nismën. Ne besojmë se liberalizimi i dispozitave të caktuara në legjislacionin e mëparshëm do të ndikojë pozitivisht në potencialin e rritjes ekonomike të sektorit hotelierik, që është një faktor i rëndësishëm i ekonomisë së vendit”, thonë nga Shoqata e hotelierëve“Horekashi”.

Nga kjo Shoqatë thonë se presin që qeveria t’i ftojë dhe t’i përfshijë në përpunimin dhe miratimin e zgjidhjes së re ligjore. Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë kohë më parë nëpërmjet Twitterit u shpreh se nuk i mbështet ndryshimet e reja të Ligjit kundër pirjes së duhanit dhe politikat që janë të dëmshme për shëndetin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat