Shkup, promovim të masave për hapjen e vendeve të reja të punës

Maqedonia

Shkup, promovim të masave për hapjen e vendeve të reja të punës

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 09:33
Ilustrim

Masë aktive për hapjen e vendeve të reja të punës në organizatat qytetare, si pjesë e planit operativ të programeve aktive dhe masave për punësimin dhe shërbimet e tregut të punës, do të promovohet sot në Shkup.

Masat do t’i promovojë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Luiza Vinton dhe drejtoresha e Agjencisë për Punësim të Maqedonisë, Biljana Jovanovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo masë për përfshirjen e organizatave qytetare është pjesë e planit operativ për punësim, me të cilin duhet të përfshihen 41.562 persona të papunësuar deri në fund të vitit. Për të gjitha masat nga plani janë ndarë 16 milionë euro.

Theks me masat është vendosur në rritjen e punësimit të personave të rinj deri në moshën 29 vjepare, ndërsa prioritet do të jetë pjesëmarrja e barabartë e burrave dhe grave në shfrytëzimin e tyre.

Përveç kësaj, për herë të parë mundësohet përfshirja e organizatave qytetare që të shfrytëzojnë masa për punësim./Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat