Ermira Mehmeti: BDI po kërkon votat e shqiptarëve që i shpalli tradhtarë pas 11 dhjetorit

Maqedonia

Ermira Mehmeti: BDI po kërkon votat e shqiptarëve që i shpalli tradhtarë pas 11 dhjetorit

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 23:07
Ermira Mehmeti

Në një emision me përmbajtje politike, ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti dhe Ismet Ramadani, kanë analizuar zgjedhjet lokale të rrethit të parë të 15 tetorit.

Mehmeti gjatë emisonit ka theksuar se BDI gjatë zgjedhjeve parlamentare përjetoi shok, për të mos thënë traumë dhe se ajo nuk është duke i jetuar ditët më të mira.

Ajo ka theksuar se pavarësisht se BDI mori përgjegjësi në zgjedhjet lokale për pasojat e partisë, mirëpo rezultati në zgjedhjet lokale nuk do të thotë se ishte shumë i madh, sepse sipas Mehmetit, të dhënat e KSHZ-së tregonin se afërsisht dy mijë vota është ngritja e BDI-së.

Ajo ve;o faktin që BDI tani po kërkon votat e atyre votuesve shqiptarë, të cilët pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit i shpalli tradhtarë për shkak se votuan për LSDM-në.

Në lidhje me stagnimin e trupit votues të BDI-së, Mehmeti ka shtuar se BDI nuk është duke i kaluar ditët më të mira dhe ajo vazhdimisht ka folur për gabimet e ish-partisë pse i ndodh BDI-së kjo.

”Nuk jam tërësisht e bindur se këto zgjedhje mund të na japin neve një pasqyrë të saktë se ku qëndron elektorati. Ne nuk jemi të qartë nëse këto 89 mijë vota të BDI-së, janë standarde”.

Mehmeti dha dorëheqje para një viti nga BDI, për shkak se partia në fjalë nuk e dëgjoi zërin e saj kritik për reforma brenda partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat