MASH: Po ndërmerren masa për rikonstruimin e shkollës fillore “11 Tetori”

Maqedonia

MASH: Po ndërmerren masa për rikonstruimin e shkollës fillore “11 Tetori”

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 13:31
Shkolla fillore "11 Tetori" në Novo Sellë, pas djegies

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e informon opinionin se po ndërmerren masa për rikonstruimin e shkollës fillore “11 Tetori” që është djegur në fshatin Novo Sellë në Komunën e Bogovinjës,.

“Dy ditët e kaluara, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me drejtorin e shkollës që të gjindet zgjidhje më përkatëse për zhvillimin e procesit arsimor, ku janë krijuar kushte për ndjekjen e mësimit, nxënësit vazhduan ta ndjekin mësimin në bashkësinë lokale të fshatit dhe në hapësirat e ambulantes rajonale.

Njëkohësisht disa ekspert nga Reparti i investimeve kapitale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot kanë kryer kontroll në objektin e shkollës së djegur dhe do t’i ndërmarrin të gjitha masat për përpunimin e dokumentacionit për ndërtimin e objektit shkollor në pajtim me standardet ligjore”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Ndryshe, me 22 tetor shkollën fillore “11 Tetori” në fshatin Novo Sellë 2 e kaploi zjarri  gjatë pasdites,  ku e dogji shkollën në tërësi duke shkaktuar dëme edhe në një makinë që ishte parkuar në afërsi të objektit shkollor, por nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat