Spasovski dhe Miniti do ta përforcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimeve financiare

Maqedonia

Spasovski dhe Miniti do ta përforcojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe hetimeve financiare

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 13:18
Oliver Spasovski

Gatishmëri për thellim të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e krimit të organizuar dhe hetimeve financiare kanë shprehur në takimin e sotëm në Trieste ministrat e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Italisë Oliver Spasovski Marko Miniti.

 Ata e kanë potencuar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy ministrive, i cili siç potencuan po zhvillohet në frymën e marrëdhënieve miqësore tradicionalisht të mira mes dy vendeve.

 Në takim, siç bëri të ditur MPB, është vënë theks në bashkëpunimin në fushën e luftës kundër drogës dhe në këtë kuptim përfaqësues të MPB-së së Maqedonisë marrin pjesë në trajnime për luftë kundër tregtisë me drogë, kryesisht në Drejtorinë qendrore për luftë kundër drogës në Romë. Miniti e ka potencuar mbështetjen pa rezervë nga Italia për reformat në Maqedoni. Ministri Spasovski dje edhe sot merr pjesë në Konferencën përfundimtare për projektin "Luftë kundër drogës në Romë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat