Zaev hedh poshtë akuzat, intervistën e Gruevskit e quan kaotike

Maqedonia

Zaev hedh poshtë akuzat, intervistën e Gruevskit e quan kaotike

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 19:37
Zaev- Gruevski

Sa më shpejt që Gruevski e pranon humbjen e zgjedhjeve lokale, aq më mirë do të jetë për Maqedoninë. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev duke e komentuar intervistën e kryetarit të VMRO-DPMNE-së dhe duke e vlerësuar të njëjtën si shumë kaotike

Zaev i hodhi poshtë akuzat e oponentit të tij politik i cili pohonte se LSDM-ja ka bërë presion ndaj qytetarëve për t‘i blerë votat e tyre, ndërsa këtë e vërteton me rezultatet e anketave të cilat tregojnë se është rritur rejtingu i LSDM-së tek qytetarët.

“Vetëm tua kujtoj zgjedhjet e mëparshme. Në anketat e bëra nga ana e VMRO-DPMNE-së, siç janë Pavell Shatev, Dimitria Çupovski, sipas të cilave partia VMRO-DPMNE kishte përparësi, madje është paraqitur dhe Brima Gallup, por kjo nuk ndodhi tani. Pse? Sepse qytetarët para fushatës e dinin se kujt do t’ia japin besimin e tyre, ndërsa gjatë fushatës vetëm e konfirmuan këtë”, u shpreh Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

Në intervistë, Gruevski ndër akuzat e shumta për LSDM-në përmendi se 100 funksionarë të VMRO-DPMNE-së janë përgjuar nga ana e policisë. Ai gjithashtu tha se është i gatshëm që ta marrë tërë barrën që ka të bëjë me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, dhe ata që hynë me dhunë në Kuvend të jenë amnistuar nga përgjegjësia.

“U bëj thirrje, në qoftë se dëshirojnë të përballen me VMRO-DPMNE-në, ne jemi këtu, le të më arrestojnë mua. Le të më dënojnë edhe me burg të përjetshëm nëse dëshirojnë, le ta arrestojnë edhe kryesinë, le të mos përndjekin njerëz të cilët kanë hyrë me emocione dhe kanë gabuar”, ka thënë Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Edhe Oliver Andonov akuzoi se MPB-ja ka përgjuar anëtarët e VMRO-DPMNE-së, por tha se kjo është kryer në mënyrë legale dhe me urdhër të lëshuar nga gjykata deri te Prokuroria. Zaev i hodhi poshtë akuzat që kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme duke thënë se me rënien e pushtetit paraprak, mbaroi edhe puna e përgjimeve të paligjshme që i praktikonte VMRO-DPMNE. Ai beson se Prokuroria publike e kryen punën e saj dhe se përgjohen vetëm ekstremistët të cilët mbajnë me vete armë dhe janë rrezik pas sigurinë e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat