Çdo i pesti qytetar në Maqedoni jeton në varfëri

Maqedonia

Çdo i pesti qytetar në Maqedoni jeton në varfëri

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

78 vjeçari, S.Sh është njëri nga 450 mijë personat në vend që jetojnë në varfëri. Atë e takuam në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ku në çdo cep ka njerëz që kërkojnë lëmoshë.

Sh.Sh: “Kërkoj lëmoshë, nuk ka para”.

A merrni prej shtetit ndonjë ndihmë?

Sh.Sh: “Pak. 3500 denarë”.

3500 denarë vetëm për bukë, për ushqim?

Sh.Sh: “Vetëm për bukë, nuk ka për dru dhe për ilaçe”.

Ndihma sociale për një familje katër anëtarëshe është rreth 6000 denarë, por vetëm në tre vitet e para e më pas kjo shumë përgjysmohet. Sipas ministres për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska, sistemi për mbrojtje sociale nuk jep rezultate në uljen e përqindjes së personave të varfër në vend. Paralajmëron se deri në fund të vitit të ardhshëm do të fillojë masa me të cilën çdo familje do të ketë të ardhura minimale prej 12 mijë denarë. Megjithatë, nuk zgjidhet problemi nëse këta persona nuk i përfshijmë në tregun e punës, thotë Carovska.

”Është e rëndësishme që ne patjetër të bëjmë aktivim të trans- gjeneratës së atyre që marrin asistencë sociale. Kemi gjyshe, gjysh, nënë, baba dhe fëmijë që në vazhdimësi marrin ndihmë sociale dhe kjo bëhet mënyrë e jetës. Ndihma sociale nuk është mënyrë e jetës. Kjo është vetëm rrjet që ju ndihmon në momente të krizës ekonomike si familje apo individ e më pas duhet t’ju kthejë në tregun e punës” – deklaroi Mila Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Nga Platforma maqedonase kundër varfërisë thonë se është e rëndësishme të bëhet kategorizimi i të varfërve dhe të parashihen masa të ndryshme për çdo grup.

”Ne nuk guxojmë ata t’i targetojmë me një politikë të përgjithshme, e as që mund për të gjithë ata, kudo që jetojnë, të parashikojmë një pako të masave. Është e domosdoshme të bëhet skicim social të nevojave të njerëzve, të bëjmë skicim social të grupeve me të cilat ballafaqohemi dhe të krijojmë politika ku do t’i përfshijmë njerëzit , specifikat e tyre dhe dallimet kulturore” – u shpreh Biljana Dukovska, kryetare e platformës maqedonase kundër varfërisë.

Qeveria e LSDM-së lidhet që deri në vitin 2021 shkallën e varfërisë do ta zvogëloj nga 21.5 në 16 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat