Ambasada ruse reagon ndaj njoftimit zyrtar të qeverisë për takimin Zaev-Scherbak

Maqedonia

Ambasada ruse reagon ndaj njoftimit zyrtar të qeverisë për takimin Zaev-Scherbak

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:35
Zoran Zaev

Ambasada ruse ka reaguar ndaj komunikatës së qeverisë për takimin mes Zaevit dhe ambasadorit rus, Oleg Scherbak. Nga ambasada thonë se teksti nga ana e shërbimeve zyrtare të qeverisë nuk është lëshuar në pajtim me palën ruse dhe nuk paraqesin vlerësime të ambasadorit të Rusisë.

“Në lidhje me komunikatën e shërbimeve për informim nga qeveria, me rastin e takimit mes ambasadorit të Rusisë, Oleg Shcherbak dhe kryeministrit Zoran Zaev, ambasada informon se teksti i komunikatës nuk është në përputhje me palën ruse dhe nuk paraqet qëndrime konkrete të përbashkëta të vlerësimeve që janë bërë gjatë bisedës. Në të njëtën kohë pala ruse konfirmon vendosmërinë për konstruktivitet dhe përparim të marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Rusisë”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Në njoftimin e djeshëm të qeverisë për takimin mes Zaevit dhe Scherbak thuhej se ambasadori rus ka përshëndetur vendosmërinë energjetike të Zaeiv dhe kontributin e tij për proceset demokratike.

Në njoftim gjithashtu thuhej se Shcherbak ka thënë se vendosmëria euroatlantike e Maqedonisë nuk duhet të jetë pengesë për marrëdhëniet me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat