Klinika e gjinekologjisë ka harxhuar 120 mijë euro për ruajtje të dokumenteve

Maqedonia

Klinika e gjinekologjisë ka harxhuar 120 mijë euro për ruajtje të dokumenteve

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 10:26
Klinika e gjinekologjisë

Për katër vjet nga buxheti i klinikës janë harxhuar 120,000 eurove për dy tendera për ruajtjen dhe arkivimin e dokumenteve dhe dokumenteve mjekësore.

Klinika për gjinekologji ka paguar nga 60.000 euro një kompanie që t’ua ruajë dosjet medicinale dhe dokumentet administrative. Bëhet fjalë për Shoqërinë tregtare për veprimtari administrative-kancelare “Inbox” SHAA me të cilën klinika në nëntor vitin e kaluar ka lidhur marrëveshje dy vjeçare në vlerë prej 3.516.000 denarë (57.170 euro) për blerje të hapësirës për arkivim dhe ruajtje të dokumenteve në formë elektronike dhe të shkruar. Për këtë Klinika e gjinekologjisë në vit ka ndarë 1.758.000 denarë (28.585 euro).

Prokurimi ka shkuar përmes Byrosë për prokurime publike dhe kjo është marrëveshja e dytë dyvjeçare e cila mbaron në nëntor të vitit 2018. Marrëveshja e parë është arritur në vitin 2014. Për katër vite për këtë çështje janë paguar afërsisht 120.000 euro. Por, në të njejtën Klinikë mungojnë kushtet elementare për punë dhe pranimin e pacientëve, ndërsa janë paguar shuma marramendëse për ruajtje të dokumenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat