Ministri Ademi u takua me ambasadorin izraelit Dan Orjan

Maqedonia

Ministri Ademi u takua me ambasadorin izraelit Dan Orjan

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:04
Ministri pa portofol për Marrëdhënie me Diasporën i Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi

Ministri pa portofol për Marrëdhënie me Diasporën i Republikës së Maqedonisë, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Izraelit në Republikën e Maqedonisë, Dan Oryan.

Në këtë takim, siç thuhet në kumtesë, ministri informoi për miratimin e Informacionit për nevojën e hartimit të Strategjisë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën 2018/2023, si një hap i parë drejt një qasjeje sistematike dhe institucionale të Diasporës, si një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë.

“Përvoja e Izraelit në angazhimin dhe involvimin e Diasporës së saj në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe arsimore është shumë e madhe dhe ka shumë për të mësuar prej tyre, si dhe besoj që bashkëpunimi i ndërsjellët do ketë rëndësi të madhe për ne që do të forcojë më tej miqësinë mes Republikës së Maqedonisë dhe Izraelit”, theksoi ministri Edmond Ademi. Ambasadori Dan Oryan theksoi se Diaspora është partner shumë i rëndësishëm dhe se Izraeli ka përvojë të madhe me Diasporën ku me kënaqësi të veçantë do ti shkëmbejnë përvojat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat