Gjykimi për rastin “Sopoti” nis nga fillimi

Maqedonia

Gjykimi për rastin “Sopoti” nis nga fillimi

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:02
Gjykimi për rastin “Sopoti

Filloi rigjykimi për rastin “Sopoti”. Në fillim të rigjykimit të akuzuarit edhe njëherë u deklaruan të pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohen. Prokuroria Speciale Publike propozoi provat dhe dëshmitë sipas të cilës do të...

Filloi rigjykimi për rastin “Sopoti”. Në fillim të rigjykimit të akuzuarit edhe njëherë u deklaruan të pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohen. Prokuroria Speciale Publike propozoi provat dhe dëshmitë sipas të cilës do të vërtetohet gjendja faktike.

Prokurori i Speciles kërkoi si dëshmitarë ish agjentë dhe agjentë aktual të DSK-së të cilët aso kohe kanë qenë në rrjedha me procedurën para-hetimore dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarin e vetëm për këtë rast Ramadan Bajrami. Agjentët e DSK-së Robert IvanovskiBoban StojanovskiIlija SmilevskiMile VellkovskiMarjan NikollovskiMile Andonovski Bajrami nuk ishte prezent në sallë kur agjentët u propozuan si dëshmitarë.

Ai shton se asnjërin prej agjentëve dhe policëve nuk i njeh me emra, por i mban mend fytyrat e tyre pasi e kanë keqtrajtuar për një javë rresht. "Unë faktikisht jam i kidnapuar para stacionit policor në Kumanovë dhe nuk jam ndaluar si njeri normal. Më kanë goditur me grusht ose me dorezë të pistoletës prapa koke, më pas më kanë vendosur thesin dhe më kanë dërguar në një shtëpi. Pastaj atje dihet çfarë ka ndodhur, çdo gjë me dhunë" – deklaroi  Ramadan Bajrami, Dëshmitar i rastit “Sopoti”. Si provë u propozua edhe audio incizimi mes ish ministres së Brendshme Gordana Jankullvska dhe drejtorit të DSK-së aso kohe Sasho Mihajllkov. Gjykata të njëjtin e pranoi si provë. Megjithatë, mbrojtja nuk mjaftohet me kaq. Avokatët thonë se si dëshmitarë do të ftojnë edhe Jankullovskan dhe Mihajllkovin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat