Gjykata Penale procedon me rastin "Sopot"

Maqedonia

Gjykata Penale procedon me rastin "Sopot"

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 10:39
Ilustrim

Gjykimi për rastin “Sopot” në të cilin 10 persona janë të akuzuar për terrorizëm, sot duhet të vazhdojë në Gjykatën Penale me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Seanca paraprake më 9 tetor u anulua me propozim të mbrojtjes, e cila kërkoi kohë shtesë për përgatitje, për shkak të ndryshimit të gjykatësve në këshillin penal dhe marrjes së rastit nga ana e Prokurorisë Publike Speciale.

Rasti “Sopot” është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë – Sopot. 

Prokuroria Publike Themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në korrik të këtij viti ia kanë dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi në opinion u publikuan biseda të funksionarëve të lartë të lidhura me këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat